Pendarovski – Borrell: Realiteti i ri gjeopolitik imponon nevojën e integrimit të rajonit në BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar të Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Pendarovski vizitën e përfaqësuesit të lartë Borrell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon e vlerësoi si konfirmim të përkushtimit dhe mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

Të lidhura

None found

“Fillimi i negociatave për anëtarësim të RMV-së në BE është një provë e besueshmërisë së Bashkimit Evropian. Me dinamikën e re gjeopolitike, nuk po flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke marr parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur që në mars të vitit 2020 t’i nisin negociatat për anëtarësim me Këshillin e BE-së”, tha Pendarovski.

Maqedonia e Veriut, siç theksoi kreu i shtetit, është dëshmuar se është një partner i besueshëm i Bashkimit Evropian dhe bllokada e saj e mëtejshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme.

Gjatë takimit Pandarovski-Borell kanë diskutuar edhe për konfliktin Rusi-Ukrainë, dhe ndikimin e tij në sigurinë e kontinentit evropian në tërësi, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit.

Nga ana tjetër Borell përshëndeti vendimin e vendit për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë./Alsat


Shtuar më 14.03.2022 12:18

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş