Opozita e akuzon se është nën presion të pushtetit, Pedarovski: Nuk e kuptoj nevojën për referendum

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në intervistën e djeshme në Kanal 5 tha se është kundër referendumit, pasi ditë më parë deklaroi se marrëveshjet dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë janë boshti për të ecur drejt Evropës dhe se nëse dikush dëshiron mos-ekzistencën e këtyre marrveshjeve, atëherë do të ishte e drejtë që pyetja e referendumit të jetë:

“A doni të shkoni në BE me këto kushte?” Unë nuk e kuptoj kërkesën e tyre për t’u deklaruar në referendum dhe mendoj se është çështje manipulimi, po mundohen të bëjnë formulim të pikës 4, paragrafin 5, do ta kontestojnë, ndërsa këto janë marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja bullgare, pa të cilat nuk ka NATO dhe BE, tha Pendarovski.

“Por çfarë bën Mickoski? Ai ka nevojë për mobilizim politik, që t’i mbajë njerëzit e tij të mbledhur në periudhën e ardshme, duke iu thënë se veç që nuk e kemi rrëzuar Qeverinë dhe se do të bëhet në periudhën e ardhshme, të hënën e ardhshme, dhe kështu me radhë, që është legjitime si opozitë. Dhe thotë edhe Pendarovski e mendon të njëtën gjë. Jo, unë mendoj si në vijim, mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE dhe Levica të përcaktohen publikisht para popullit maqedonas për atë se çfarë janë realisht – parti politike anti-evropiane. Nëse është pyetja, nëse ai mendon se duhet të ketë një pyetje të tillë, vetëm një pyetje është e rëndësishme për mua – A dëshironi që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, kjo është e gjitha”- deklaroi Stevo Pendarovski-President.

Por, VMRO-DPMNE e akuzon Pendarovskin se me një deklaratë të tillë tërhiqet nga përkrahja e dhënë publikisht për referendumin dhe me këtë ka zgjedhur anën antimaqedonase. Ata besojnë se kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim, ndoshta për shkak të presionit të qeverisë.

“Ai për pak ditë arriti të gënjejë mbarë popullin, së pari për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe të opinionit, deklaroi se duhet të bëhet referendum në drejtimin që e ka propozuar VMRO-DPMNE dhe kryetari Mickoski, që më pas thënë politikisht, qeveria t’i ndrydhë dorën dhe t’i thotë se nuk ka nevojë për referendum dhe se e gjitha ishte manipulim. Me këtë, Stevo Pendarovski edhe një herë i ka përcjellë qëndrimet e Qeverisë, duke reteruar atë që ka thënë vetëm disa ditë më parë”- pohoi Dimçe Arsovski-VMRO- DPMNE.

Kryeministri Kovaçevski deri më tani disa herë ka përsëritur se mbetet në qëndrimin e mospërkrahjes së nismës për shpalljen e referendumit. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare ende nuk kanë dalë me një qëndrim konkret se ku do të bazen në referendum dhe si do ta definojnë pyetjen, thonë se ende vazhdojnë konsultimet me ekspertë këto çështje./tv21