Ndryshime në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë, do të votohet edhe me dokumente të skaduara

Në mënyrë të shpejtë dhe me konsensus të plotë politik kaluan ndryshimet e Kodit zgjedhor me çka qytetarëve të cilëve gjatë 9 muajve të kaluar u ka skaduar afati i letërnjoftimeve dhe pasaportave, u mundësohet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ky propozim i përbashkët arriti mbrëmë në Kuvend ndërsa bëhet fjalë për dispozitën kalimtare që edhe vetë KSHZ-ja kërkoi nga deputetët ta miratojnë me qëllim që t’u mundësohet 100 mijë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë zgjidhje do t’u mundësohet të gjithë atyre që i kanë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Gjithashtu në Kodin zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.


Shtuar 8.03.2024 11:24