Kontrollet policore ndaj autobusëve dhe mjeteve të tjera që shërbejnë për transportin publik janë intensifikuar në mbarë vendin.
Të lidhura
None found
Aksioni u zhvillua më 6 tetor, nga ora 08:00 deri në 13:00. Policia inspektoi 405 automjete dhe gjeti parregullsi në 92 prej tyre. Gjithsej 170 mjete iu nënshtruan kontrollit teknik, ndërsa 34 u ndaluan së qarkulluari për shkak të defekteve të zbuluara. Për shkeljet u morën masat ligjore përkatëse.
Gjatë aksionit u ngritën edhe tre kallëzime penale dhe u konfiskua një automjet. Po ashtu, u regjistruan 239 kundërvajtje të tjera.
MPB-ja njofton se kontrollet e shtuara do të vijojnë, me synimin për të përmirësuar sigurinë e udhëtarëve në transportin publik.






