Mickoski: Fuqia blerëse në Maqedoni tejkalon atë të të gjitha vendeve të rajonit

Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi sot ndaj kritikave të opozitës lidhur me raportin e fundit të Eurostatit për fuqinë blerëse të qytetarëve në vendet evropiane.

Të lidhura

None found

“Lidhur me raportin e Eurostatit për fuqinë blerëse, gjatë ditëve të fundit u përcollën disa mesazhe nga opozita, si dhe nga disa media që mbajnë të njëjtin qëndrim me të. U ngrit një fushatë sipërfaqësore, e cila edhe një herë u rrëzua nga faktet. Besoj se opozita dhe një pjesë e mediave do të zhgënjehen sërish, pasi Maqedonia nuk renditet si vendi më i dobët. Përkundrazi, ajo është më mirë se disa shtete të Bashkimit Evropian dhe, sa i përket fuqisë blerëse të qytetarëve, ndodhet përpara të gjitha vendeve të rajonit”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se ndryshimi në raport me situatën e tre‑katër viteve më parë është i dukshëm edhe në përvojën e tij personale. Megjithatë, kryeministri pranoi se rezultatet e arritura nuk janë ende të mjaftueshme, duke nënvizuar se Qeveria do të vijojë punën për rritjen e standardit të jetesës dhe zhvillimin e vendit.

“Krahasimi me të dhënat e tre‑katër viteve më parë tregon një përparim të konsiderueshëm. Por a mjafton kjo? Jo. A do të angazhohemi për rezultate më të mira dhe më shumë përparim? Absolutisht, jemi më të motivuar se kurrë. Ndërsa ata do të vazhdojnë të nxisin histeri mbi bazën e konstrukteve dhe gënjeshtrave, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur, ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre 25 muajve, për vendin dhe qytetarët”, përfundoi kryeministri Mickoski.


Shtuar 6.08.2026 16:45

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet