Ambasada e Italisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të përfshihen në një dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të vendit.
Të lidhura
None found
“Është përgjegjësi e përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të gjejnë një kompromis, në mënyrë që institucionet demokratike të funksionojnë me efektivitet dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve”, deklaroi Ambasada në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Apeli i Romës u bë pas shtyrjes së seancës konstituive, e cila kishte nisur paraditen e së enjtes. Shtyrja u kërkua nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Kurti argumentoi se nevojitej më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje mes partive lidhur me çështjen e presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon në mesnatën e 7 gushtit.
