Lamallari në Himarë: Kontrolle të shtuara dhe zero tolerancë për shkeljet gjatë sezonit turistik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan Himarën për të verifikuar zbatimin e masave të marra për rendin dhe sigurinë gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ministri Lamallari deklaroi se siguria përbën një kusht themelor për zhvillimin e turizmit. Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor është thelbësor për t’u ofruar qytetarëve dhe turistëve shërbime cilësore.

Të lidhura

None found

“Siguria nuk është thjesht një detyrim i shtetit, por premtimi ynë për çdo qytetar dhe çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë. Bashkë me pushtetin lokal, çdo strukturë është në detyrë për të garantuar rend, siguri, ndihmë të menjëhershme dhe shërbime dinjitoze për pushuesit vendas e të huaj”, u shpreh ministri Lamallari.

Lamallari bëri të ditur se, gjatë 4 muajve të fundit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë në 67 raste për të ndihmuar turistët. Në këto operacione janë shpëtuar mbi 200 vizitorë, kryesisht në zonat malore të Çikës, Gjipesë dhe jugut të vendit.

Ministri vlerësoi edhe ndikimin pozitiv të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmës, i cili, sipas tij, është pritur mirë si nga turistët, ashtu edhe nga bizneset. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se kontrollet përgjatë vijës bregdetare janë shtuar.

“Vetëm gjatë katër muajve të fundit janë kontrolluar 4 220 mjete lundruese, 21% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë sanksionuar 166 raste të shkeljeve në det, me bllokim mjetesh dhe masa administrative ndaj drejtuesve që kanë rrezikuar sigurinë e pushuesve ose kanë shkelur rregullat e lundrimit”, deklaroi Lamallari.

Ai theksoi se institucionet do të vijojnë angazhimin e tyre për të ruajtur standarde të larta sigurie gjatë gjithë sezonit veror.

“Bashkërendojmë punën për standarde maksimale, reagim të shpejtë në rast situatash kur kërkohet ndihmë dhe tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë apo imazhin e vendit”, tha ministri.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e kontrollit kufitar detar të aplikuar këtë sezon.

“Për herë të parë këtë vit, kontrolli kufitar detar kryhet drejtpërdrejt në det. Jahtet dhe mjetet lundruese nuk kanë më nevojë të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, pasi Policia Kufitare shkon pranë tyre dhe kryen verifikimet në sistemin TIMS. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që rrit cilësinë e shërbimit dhe lehtëson lëvizjen e mjeteve lundruese”, u shpreh Hita.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, vlerësoi koordinimin me Policinë e Shtetit dhe e cilësoi atë një nga faktorët kryesorë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Shtetit kemi arritur të kemi një sezon të sigurt turistik. Policia ka qenë një mbështetje e vazhdueshme, si në menaxhimin e trafikut dhe rendit publik, ashtu edhe në operacionet e shpëtimit të turistëve dhe në administrimin e problematikave që lidhen me zhurmat dhe qarkullimin gjatë sezonit veror”, tha Tavo.

Gjatë inspektimit u bë e ditur se strukturat e Policisë së Shtetit, në koordinim me pushtetin vendor dhe institucionet e tjera përgjegjëse, do të vijojnë kontrollet intensive në tokë dhe në det. Fokusi do të jetë te mbrojtja e sigurisë së pushuesve, zbatimi i ligjit dhe ruajtja e standardeve që kontribuojnë në forcimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion i sigurt turistik.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet