Categories: maqedoni

Marta Kos në Shkup: Pa ndryshimet kushtetuese nuk nis hapi i ardhshëm drejt anëtarësimit në BE

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi sot në Shkup se ndryshimet kushtetuese mbeten kushti i domosdoshëm i radhës për nisjen e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Të lidhura

None found

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për garancitë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut po kërkon për të vijuar me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, të nevojshme për fillimin e procesit substancial të negociatave për anëtarësim në BE, Kos tha se zgjerimi i BE-së nuk bazohet te garancitë e dhëna paraprakisht, por te besimi, angazhimet, përkushtimi, përmbushja dhe puna.

Ajo u shpreh se nuk është personi që mund të japë këshilla se si ndërtohet besimi me fqinjët, por theksoi se sa më i madh të jetë ky besim, aq më i lehtë bëhet përparimi në procesin e pranimit. Sipas saj, ky proces nuk përfshin vetëm anën teknike dhe reformat që duhen realizuar, por lidhet edhe me dinamikën politike në shtetet anëtare.

Kos nënvizoi se besimi mund të ndërtohet jo vetëm përmes fjalëve të mira, por edhe përmes veprave të mira. Sipas saj, kjo arrihet duke shmangur veprimet dhe deklaratat që mund të shtojnë tensionet, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, duke zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe duke bashkëpunuar për çështje të përbashkëta. Ajo shtoi se në BE ka shumë tema të tilla të përbashkëta.

Në fund, Marta Kos theksoi se ndërtimi i besimit ndihmon stabilitetin rajonal dhe se kjo nuk lidhet vetëm me një shtet anëtar, por me krijimin e besimit me të gjitha njëzet e shtatë shtetet anëtare, tha Kos./Telegrafi/

të fundit

Toshkovski: Nga java e ardhshme qytetarët maqedonas do të kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund…

1 minute ago

Vedat Muriqi, arma vendimtare e Fenerbahces që i ka siguruar klubit miliona euro

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…

9 minutes ago

Pochettino zbulon kohën e rikuperimit, Baleba do të qëndrojë jashtë fushave deri në tre muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri…

9 minutes ago

Sveçla: Tre të arrestuar dhe 136 kilogramë marihuanë të sekuestruara në Kaçanik, hetohet edhe një polic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…

9 minutes ago

Kurti i kërkon BE-së të mos zvarrisë integrimin: Kosova e meriton statusin kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe…

11 minutes ago

Dinamo dhe Partizani përballen në “Elbasan Arena” në kërkim të pikëve

Dinamo - PartizaniDINAMO 0-0 PARTIZANI“Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Klodian ShahiniFORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Ruci, Qefalija,…

21 minutes ago