Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar 136 kilogramë marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, pranë Doganajt në Kaçanik.
Sipas njoftimit të tij, në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu tri automjete, një motor me katër rrota dhe 680 euro para në dorë.
None found
Gjatë ndjekjes, njëra prej veturave të dyshuara ka tentuar t’u shpëtojë forcave të rendit dhe ka shkaktuar aksidente trafiku. Për ta ndalur atë, zyrtarët policorë kanë përdorur edhe armët e zjarrit.
Sveçla ka bërë të ditur po ashtu se ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një zyrtari policor në këtë aktivitet kriminal.
Rasti është marrë në shqyrtim nga Inspektorati Policor i Kosovës, i cili do të hetojë dhe do të sqarojë të gjitha rrethanat.
“Besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës do ta ruajmë dhe forcojmë përmes angazhimit të vazhdueshëm duke pastruar nga radhët e saj çdo individ të lidhur me krimin”, ka thënë Sveçla.
Ministri ka nënvizuar se lufta kundër narkotikëve do të vijojë pa kompromis dhe se askush, përfshirë edhe zyrtarët publikë, nuk do të lejohet të shkelë ligjin.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…
Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe…
Dinamo - PartizaniDINAMO 0-0 PARTIZANI“Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Klodian ShahiniFORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Ruci, Qefalija,…
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…
Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…