Categories: maqedoni

Kos: Futja e bullgarëve në Kushtetutë, detyrim i dakorduar nga RMV-ja dhe 27 shtetet e BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në mënyrë që të vijojë rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për “BNT”, Kos u pyet se si mund të ushtrohej ndikim mbi Shkupin për realizimin e këtyre ndryshimeve. Ajo shprehu bindjen se, në bashkëpunim me qeverinë e re bullgare, do të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e procesit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, bashkëpunimi me ekzekutivin e ri të Bullgarisë po ecën shumë mirë dhe të gjitha palët, duke punuar së bashku, do të arrijnë ta çojnë përpara procesin që lidhet me Maqedoninë e Veriut.

Kos nënvizoi gjithashtu se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet ta mbajë zotimin e dhënë dhe të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës.

Ajo theksoi se ky detyrim është dakorduar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe të 27 vendeve anëtare të BE-së. Pas përmbushjes së tij, Kos tha se do të llogarisë në mbështetjen e Bullgarisë, në mënyrë që procesi me Maqedoninë e Veriut të mund të avancojë.

Duke folur për zgjerimin, komisionerja vlerësoi se Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit. Ndërkohë, për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën po hartohen udhërrëfyes që përmbajnë hapa të mundshëm teknikë deri në përfundimin e mandatit të Komisionit Evropian, raporton Telegrafi.

të fundit

Bardhi i përgjigjet Ramës pas sulmit ndaj studentëve: Turp të baltosësh qytetarët, për të pandehurit e SPAK kërkon prezumim të pafajësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama…

10 seconds ago

Dy sindikatat e arsimit në krah të studentëve nesër, tubimi në 11:00 te Kryeministria dhe në 14:00 te Ministria e Arsimit

Mbështetja për protestën kombëtare të studentëve, e paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, po zgjerohet edhe në radhët e…

44 seconds ago

Dorëhiqet drejtori i Doganave, Besmir Beja, pas kërkesës së Ramës për drejtuesit e agjencive

Besmir Beja, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, është larguar nga detyra me dorëheqje.Informacioni u bë…

2 minutes ago

Bebe Rexha shënon një tjetër arritje si artiste e pavarur: “Nuk ka qenë një rrugë e lehtë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vijon me sukseset e saj në karrierën muzikore, e kësaj radhe si…

3 minutes ago

Shiroka Pula zhvillon vizitën e parë jashtë vendit në Hungari, takohet me presidentin Baka

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, me të…

8 minutes ago

Alarm në Bayern Munich: Vincent Kompany dërgohet me urgjencë në spital

Shqetësimi është rritur rreth trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, pasi gazeta gjermane Bild ka raporutar se trajneri belg është…

13 minutes ago