Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, do të mungojë deri në fund të vitit 2026, pasi Mauricio Pochettino ka konfirmuar se dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës është më serioz nga sa ishte parashikuar.
Futbollisti kamerunas pësoi lëndimin më 3 nëntor, gjatë sfidës së Ligës së Kampionëve kundër Romës. Ai ndjeu dhimbje teksa po përpiqej të depërtonte në zonën kundërshtare dhe u largua nga loja mes lotësh.
None found
Që prej asaj ndeshjeje, Baleba nuk është aktivizuar më. Në fillim, ish-trajneri Michael Carrick kishte bërë të ditur se mungesa e tij do të zgjaste disa javë.
Por deklarata e fundit e Pochettinos ka sjellë një skenar më shqetësues. Sipas trajnerit, mesfushori pritet të jetë i padisponueshëm për 10 deri në 12 javë, duke e nisur llogaritjen nga dita kur ndodhi dëmtimi.
“Baleba u lëndua në ndeshjen ndaj Romës dhe stafi mjekësor na informoi se do të mungojë për 10 deri në 12 javë”, u shpreh Pochettino në konferencën për shtyp të së premtes.
Për pasojë, 23-vjeçari do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të vitit 2026, mes tyre takimet me Brentfordin, Newcastle Unitedin, Coventryt dhe Leipzigut. Ai pritet të mungojë gjithashtu në përballjet e rëndësishme të kampionatit ndaj Crystal Palace, Arsenalit, Nottingham Forestit, Sunderlandit dhe Brightonit.
Problemet e tij mund të zgjasin edhe në janar, muaj gjatë të cilit Manchester Unitedi do të përballet me Neëcastle Unitedin, Aston Villën, Bayern Munichun, Liverpoolin dhe Villarrealin.
Koha e rikthimit do të përcaktohet nga mënyra se si do të ecë rehabilitimi, ndërsa mungesa e Balebas përbën një goditje të rëndësishme për skuadrën në një periudhë me një kalendar të ngjeshur.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe…
Dinamo - PartizaniDINAMO 0-0 PARTIZANI“Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Klodian ShahiniFORMACIONET ZYRTARE:DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Ruci, Qefalija,…
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…
Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…