Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se edhe qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi të verifikojnë në internet nëse kanë kryer ndonjë kundërvajtje, një shërbim që deri tani ishte në dispozicion vetëm për shtetasit e huaj.
Sipas tij, aplikacioni i ri pritet të jetë funksional gjatë javës së ardhshme, ndërsa data e saktë e lançimit do të bëhet e ditur më vonë.
None found
“Bëhet fjalë për të njëjtin aplikacion që tashmë përdoret nga të huajt. Nga java e ardhshme do të njoftojmë ditën e saktë kur do ta vëmë në dispozicion për qytetarët maqedonas. Përmes tij, ata do të mund të kontrollojnë më lehtë nëse kanë kryer kundërvajtje, vendin ku ka ndodhur ajo, të shohin dëshmitë dhe, në rast se kanë gjobë, ta paguajnë në mënyrën përkatëse. Synimi është të thjeshtohet komunikimi, pasi jemi në shekullin XXI dhe aplikacionet përdoren për gjithçka. Mendoj se është mirë të kemi një të tillë edhe për këtë qëllim”, deklaroi Toshkovski.
Për përdorimin e këtij shërbimi, shoferët do të duhet ta shkarkojnë aplikacionin në telefonat celularë dhe të regjistrohen.
Ministri theksoi se askush nuk është i përjashtuar nga mundësia për të kryer një kundërvajtje. “Secili, fjalë për fjalë secili, mund të bëjë kundërvajtje. Edhe unë mund të kryej një kundërvajtje në komunikacion”, tha ai, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që ta përdorin aplikacionin në përditshmëri.
Ish-basketbollisti i njohur serb, Dejan Bodiroga, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë,…
Dy dyqane që tregtojnë karta dhe produkte Pokémon në Los Angeles janë grabitur brenda më pak se dy orësh, ndërsa…
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…
Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe…