Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbrëmë ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Franca, e cila do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të këtij muaji, ka shtyrë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy palëve javët e fundit”, tha Macron mbrëmë.
Në komunikatë thuhet gjithashtu se presidenti francez shprehu “mbështetjen e plotë për një marrëveshje ndërmjet dy palëve që do të kontribuonte në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të konkretizonte perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”./alsat