Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që të përkrahë për mandatin e dytë presidencial, presidentin aktual Stevo Pendarovski.
Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit.
Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.
Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.