LSDM ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar se është përfshirë në aktivitete politike në Serbi dhe se mbështet, sipas kësaj partie, një “agjendë serbo-ruse”.
None found
Reagimi i partisë socialdemokrate vjen pas paraqitjes së Stoilkoviqit në Manastir përkrah Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit – Zavetnica, ministre në qeverinë teknike të Serbisë. Në qëndrimin e saj, LSDM përmend pikëpamjet e saj për NATO-n, Rusinë dhe luftën në Ukrainë, si edhe deklaratat e bëra prej saj për Srebrenicën dhe Ratko Mladiqin.
“Ajo deklaroi publikisht: nuk pati gjenocid në Srebrenicë. Kjo bie ndesh me vendimet përfundimtare të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mladiqin ajo shprehet: një gjeneral i Republikës Srpska, një njeri që mbrojti popullin. Mladiqi është një kriminel lufte i dënuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Partia e akuzon gjithashtu Stoilkoviqin se mbështet presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe se merr pjesë në veprimtari të lidhura me Serbinë. Sipas pretendimeve të LSDM-së, ai ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e transportit për një tubim në Beograd.
LSDM kërkon që Stoilkoviqi të largohet nga posti, duke e cilësuar të papërshtatshme pjesëmarrjen e tij në aktivitete politike në Serbi për një ministër të RMV-së.
Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me situatën në të cilën po gjendet te Baseli, pasi u la…
Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…
5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…
Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…
Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…