Gjatë seancës parlamentare të sotme për pyetjet e opozitës, deputetja e LSDM-së opozitare, Jovana Trençevska, kërkoi që në mungesë të ministrit Ivan Stoilkoviq t’i dërgohej një përgjigje me shkrim lidhur me mundësinë që ai t’u kërkojë falje deputetëve dhe qytetarëve për sharjet, fyerjet dhe përpjekjen për përleshje fizike në Kuvend. Ajo kërkoi gjithashtu të sqarohej nëse Stoilkoviqi synon të japë dorëheqjen.
None found
Trençevska deklaroi se emërimi i Stoilkoviqit në një post ministror pas ristrukturimit të Qeverisë nuk ishte i rastësishëm. Sipas saj, kjo përbën garanci që ndikimi i Vuçiqit të vazhdojë të jetë i institucionalizuar brenda Qeverisë.
“Mickoski, në vend që t’u shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, me një kabinet të tillë vazhdon t’u shërbejë interesave të palëve të treta”, u shpreh ajo.
Deputetja e LSDM-së theksoi se sjellja e ministrit, përfshirë fyerjen e deputetëve dhe tentativën për përleshje fizike në Kuvend, përbënte pikën më të rëndë të këtij episodi.
“Një sjellje e tillë nuk i ka hije një deputeti dhe ministri. Stoilkoviqi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë vetëm sepse ka mbështetjen e kryeministrit Hristijan Mickoski. ‘Talog’, ‘mekoteli’, ‘kolenichari’, ‘glodari’, ‘mediokriteti’… Këto nuk janë vetëm qëndrime politike, por përçmim ndaj qytetarëve nga pozita më e lartë shtetërore”, tha Trençevska.
Ajo akuzoi Stoilkoviqin se, edhe pas këtyre veprimeve, nuk u ka kërkuar asnjëherë falje qytetarëve apo deputetëve, ndërsa pas rikonfigurimit të Qeverisë është shpërblyer me një detyrë të re ministrore.
Trençevska kritikoi gjithashtu kryeministrin Mickoski për heshtjen e tij ndaj qëndrimeve të Stoilkoviqit për Ratko Mlladiçin, i cili është dënuar për krime lufte.
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…
Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…