Categories: maqedoni

Trendafilov: Shporta minimale sindikale u rrit me 5.300 denarë brenda një viti

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, bëri të ditur për Tv Shenja se shporta minimale sindikale është rritur me 5.300 denarë gjatë një viti, me një pjesë të madhe të kësaj rritjeje të regjistruar nga dhjetori i kaluar e deri tani. Vetëm në tre muajt e fundit, shtesa ka qenë mbi 2.100 denarë.

Sipas tij, familjeve u nevojiten mbi 5 mijë denarë shtesë në buxhet vetëm për të blerë produktet dhe nevojat themelore, të cilat një vit më parë kushtonin më lirë. Trendafilov nënvizoi se krahasuar me këtë rritje çmimesh, shporta e Qeverisë rezulton rreth 11 mijë denarë më e ulët, duke dhënë një pamje që nuk pasqyron peshën reale mbi familjet.

Të lidhura

None found

“Ajo që duhet theksuar është se vlera e shportës minimale konsumatore sindikale gjatë tre muajve të fundit është rritur pikërisht në segmentin e 63 produkteve bazë ushqimore, me më shumë se 2.100 denarë, që përbën një shumë të konsiderueshme. Nëse merret parasysh se janë llogaritur vetëm nevojat themelore, atëherë dikujt që dëshiron të jetojë pak më normalisht, ndoshta i duhen dyfish apo trefish më shumë se sa parashikon shporta minimale sindikale. Vlera e shportës nga dhjetori i kaluar deri në këtë dhjetor është rritur me më shumë se 5.300 denarë”, deklaroi Trendafilov.

Rritja e çmimeve po e vështirëson gjithnjë e më shumë mbijetesën me të ardhurat aktuale. Trendafilov thekson se qytetarët tashmë po heqin dorë nga disa produkte, madje edhe nga ato më të lira, ndërsa familjet që duhet të paguajnë qira, kredi ose këste, përballen me shpenzime shumë më të mëdha sesa nevojat minimale të llogaritura. Sipas tij, dy paga minimale nuk arrijnë të mbulojnë as shportën mesatare qeveritare, ndërsa familjeve u mungojnë mijëra denarë për të përballuar shpenzimet mujore pa u futur në borxhe.

“Shporta e Qeverisë është rreth 11.000 denarë më e ulët se vlera e shportës minimale konsumatore sindikale. Me sa duket, duan të tregojnë se me pagat në Maqedoni jetohet mirë, por edhe vetë shporta e tyre dëshmon se dy paga minimale nuk mund ta mbulojnë vlerën e shportës mesatare, ndërsa qytetarëve, edhe për një jetesë minimale, u mungojnë rreth 6 deri në 8.000 denarë. Pikërisht për këtë kërkuam rritjen e pagave të punëtorëve me 6.000 denarë, por ata nuk i dëgjuan kërkesat tona”, tha ai.

Trendafilov thotë se rritja e çmimeve është e dukshme tani në prag të dhjetorit. Ai kritikon institucionet përgjegjëse, të cilat sipas tij nuk po marrin masa efektive për të ndaluar rritjet e pajustifikuara të çmimeve, pavarësisht ligjeve dhe mekanizmave që kanë në dispozicion.

“Është për të ardhur keq që sa herë afrohen festat, përpiqen të pasurohen në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve. Por nuk shohim masa të shpejta, efikase dhe efektive nga ana e Qeverisë, të cilat do të ndihmonin në parandalimin e këtij inflacioni të fshehtë, siç do ta quaja. Ata kanë ligj për praktikat e padrejta tregtare, por nuk e zbatojnë. Nuk kanë as rritje shtesë të gjobave dhe nuk kanë dënuar askënd. Me sa duket duan të frikësojnë vetëm me fjalë, por jo edhe me sanksione”, theksoi Trendafilov.

Ndërsa shpenzimet shtohen me mijëra denarë, pagat nuk arrijnë t’i mbulojnë ato, duke i lënë punëtorët të punojnë, por të mbeten të varfër.

Sindikata kërkon rritje reale të pagave, mbi nivelin e inflacionit, dhe masa konkrete që do të ndihen në buxhetet familjare. Sipas tyre, standardi i qytetarëve nuk matet me përqindje dhe deklarata, por me faktin nëse paga mjafton për të mbushur shportën, për të paguar faturat dhe për ta mbyllur muajin pa borxhe. Sindikatat paralajmërojnë se rritja e shportës konsumatore po e thellon varfërinë, ndërsa shifrat e Qeverisë për koston e jetesës po shkëputen gjithnjë e më shumë nga realiteti i qytetarëve.

të fundit

Xhamia e Larme në Tetovë, një hap më afër UNESCO-s – nis procedura për listën tentative

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…

5 minutes ago

Police unexpectedly enter Skanderbeg Square with two water cannon trucks during protest

Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…

11 minutes ago

A group of protesters gathers again in the square, marches toward the Prime Minister’s Office

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

12 minutes ago

Kur u ndamë”, kënga e papublikuar e Shpat Kasapit prezantohet ekskluzivisht në “E diell”; miqtë kujtojnë takimet e fundit

Pjesa e dytë e rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” iu kushtua këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. [...]Read More...

13 minutes ago

Nis në Rrogozhinë Egnatia-Elbasani, ndeshja e fundit e javës së 13-të në Superiore

Egnatia dhe Elbasani EGNATIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 13-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Florjan Lata FORMACIONET ZYRTARE: EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Diabate, Ndreca, Kryeziu, Loukili,…

14 minutes ago

Policia hyn papritur në Sheshin Skënderbej me dy autobotë gjatë protestës

Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…

17 minutes ago