LSDM ka kërkuar largimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, të cilin e akuzon se është përfshirë në një fushatë politike në Serbi dhe se ka mbështetur, sipas kësaj partie, “agjendën serbo-ruse”.
None found
Reagimi i LSDM-së vjen pas paraqitjes së Stoilkoviqit në Manastir në krah të Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit, e njohur si Zavetnica, ministre në qeverinë teknike të Serbisë. Partia përmend qëndrimet e saj ndaj NATO-s, Rusisë dhe luftës në Ukrainë, si dhe deklaratat për Srebrenicën dhe Ratko Mladiqin.
“Ajo deklaroi publikisht: nuk pati gjenocid në Srebrenicë. Kjo bie ndesh me vendimet përfundimtare të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mladiqin ajo tha: një gjeneral i Republikës Srpska, një njeri që mbrojti popullin. Mladiq është një kriminel lufte i dënuar”, deklaroi LSDM.
Partia gjithashtu pretendon se Stoilkoviqi ka shprehur mbështetje për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe se ka marrë pjesë në aktivitete të lidhura me Serbinë. Sipas akuzave të LSDM-së, ai është përfshirë edhe në organizimin e transportit për një tubim në Beograd.
LSDM kërkon që Stoilkoviqi të shkarkohet, duke e cilësuar të papërshtatshme për një ministër të RMV-së pjesëmarrjen në veprimtari politike të zhvilluara në Serbi.
Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë…