Xherdan Shaqiri ka reaguar me pakënaqësi ndaj vendimit për ta lënë në stol në përballjen e Baselit me Grasshoppersin.
Kapiteni i skuadrës zvicerane u aktivizua në minutën e 61-të dhe vetëm tri minuta pas hyrjes në fushë shënoi golin që i dha Baselit avantazhin e përkohshëm.
None found
Megjithatë, skuadra e tij nuk arriti ta ruante rezultatin. Grasshoppersi përmbysi gjithçka dhe triumfoi 2-1, ndërsa golin vendimtar për vendasit e realizoi shqiptari Nikolas Muci në minutën e 93-të.
Pas ndeshjes, Shaqiri shprehu hapur zhgënjimin për mungesën e aktivizimit si titullar, duke theksuar se nuk është mësuar të ketë një rol të tillë.
“Sigurisht që nuk jam i kënaqur kur nuk luaj. Për aq kohë sa jam te Baseli, dua të luaj në çdo ndeshje. Nuk vij në stërvitje për të qëndruar në stol”, deklaroi 35-vjeçari për televizionin zviceran SRF.
Problemet e Baselit janë thelluar gjatë javëve të fundit. Në gjashtë ndeshjet e para me trajnerin serb Slavisa Jokanovic në drejtim, skuadra ka marrë vetëm dy pikë.
Pas 15 javësh kampionat, Baseli pozicionohet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa rezultatet negative kanë rritur presionin mbi ekipin zviceran.
Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…
5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…
Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…
Një lëvizje e beftë e Policisë ka ndodhur në këto momente të protestës. Policia ka hyrë në Sheshin Skënderbej me…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…
Pjesa e dytë e rubrikës “Trotuar” tek “E Diell” iu kushtua këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. [...]Read More...