LSDM njoftoi se ka dorëzuar interpelancë ndaj Ivan Stoilkoviqit, ish-zëvendëskryeministër dhe aktualisht ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Partia deklaron se ka ardhur koha që ai të mbajë përgjegjësi politike, duke e cilësuar si një nga ekzekutorët e Vuçiqit dhe duke e akuzuar për promovimin e agjendave kineze e ruse, përhapjen e urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
None found
Sipas LSDM-së, interpelanca mbështetet te sjellja e papërshtatshme ndaj deputetëve, që sipas saj cenon dinjitetin e Kuvendit, si dhe te veprimet politike që bien ndesh me interesat kombëtare dhe strategjike të Maqedonisë.
LSDM thotë se Stoilkoviq nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë dhe se Hristijan Mickoski mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vazhdimin e qëndrimit të tij në Qeveri.
Partia ngre pikëpyetje për interesat që përfaqëson Stoilkoviq si pjesëtar i Qeverisë maqedonase, duke përmendur lidhjet e tij me strukturat e inteligjencës serbe, si dhe paraqitjet publike e aktivitetet që i lidh me Rusinë.
LSDM kujton se Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe ndjek një politikë të jashtme të përafruar me atë të Bashkimit Evropian. Sipas saj, promovimi i agjendave të kundërta gjeopolitike dëmton interesat kombëtare dhe dobëson besimin mes aleatëve.
Në interpelancë, partia përmend edhe udhëtimin e Stoilkoviqit në Kinë dhe paraqitjen e tij me delegacionin e SNS-së dhe Vuçiqit.
LSDM thotë gjithashtu se dokumenti përfshin përmbajtje që lavdëron Ratko Mladiçin, i dënuar për gjenocid.
Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë…