LSDM: Bllokada dhe dhuna nuk kanë vend në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) vlerëson se shkatërrimi, bllokada dhe dhuna nuk kanë vend në Kuvend. Sipas kësaj partie Kuvendi duhet të jetë institucion i krijimit të ligjeve më të mira në luftën e përditshme për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe jo mjet për të dëmtuar qytetarët dhe shtetin.

Darko Kaevski nga kjo parti tha se në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët, VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokada të reja.

“Rruga e zgjedhur e VMRO-DPMNE-së me urdhër të Nikolla Gruevskit është e gabuar por nuk do të thotë se po i bëjnë dëm LSDM-së, Qeverisë apo shumicës, por u bëjnë dëm të drejtpërdrejtë qytetarëve dhe shtetit. Sikur të mos i mjaftonte Mickoskit që një vit të tërë deputetët e partisë së tij këtu në Kuvend po bllokojnë ligje të rëndësishme për qytetarët, sikur të mos i mjaftonte që bllokon Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme, tanimë ngrit iniciativa të tjera në këtë kohë krize për shtetin”, tha Kaevski./alsat


Shtuar 5.05.2022 14:47