Kumanovë, 160 kërkesa për kompensim pas dëmeve nga stuhia

Një total prej 160 kërkesash për dëmshpërblim janë dorëzuar nga qytetarë dhe subjekte juridike në Kumanovë, pas motit të keq që përfshiu rajonin pak kohë më parë.

Të lidhura

None found

Kërkesat lidhen kryesisht me dëmtimin e çative dhe fasadave të ndërtesave, automjeteve, si dhe me pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga ujërat atmosferike.

Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do të kryejë vlerësimet në terren. Në përfundim të këtij procesi, ai do të hartojë një elaborat që do t’i përcillet komisionit përkatës në Qeveri.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, bëri të ditur se stuhia nuk ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por ka prekur edhe infrastrukturën rrugore dhe sinjalistikën e komunikacionit.

Sipas Dimitrievskit, në zonat rurale po punohet bashkë me N.P. “Pyjet Nacionale” për zgjidhjen e problemeve të krijuara. Ai tha se janë rrëzuar tre semaforë sinjalizues, ndërsa dëmi më i rëndë ka qenë shembja e kutisë kryesore të kontrollit, ku ndodhet automati i të gjithë semaforëve sinjalizues në Bulevardin “Treta MUB”. Ky defekt është eliminuar, ndërsa ende mbetet për t’u zgjidhur problemi në udhëkryqin pranë Tregut të Gjelbër.

Komuna duhet të sigurojë fondet e nevojshme për blerjen dhe instalimin e sinjalistikës së re. Dëme nga stuhia kanë pësuar edhe institucionet komunale, përveç qytetarëve dhe subjekteve private.

Aleksandar Kërstevski, drejtor i Shtëpisë për të Moshuar në Kumanovë, deklaroi se objekti i institucionit është dëmtuar në disa pjesë.

Ai njoftoi se janë thyer dhe shkulur disa drunj, janë dëmtuar instalime e dritare, ndërsa probleme janë shfaqur edhe në çatinë e objektit dhe në pjesë të tjera. Sipas Kërstevskit, dëmet janë riparuar përmes donacioneve.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga moti i lig, në Kumanovë dhe në rrethinë vijojnë punimet për riparimin dhe largimin e pasojave të stuhisë.

Punonjësit e ndërmarrjeve komunale dhe ekipet e N.P. “Pyjet Nacionale” po largojnë drunjtë e rrëzuar e të shkulur, ndërsa paralelisht po punohet për rikthimin e rrjetit elektrik shpërndarës.


Shtuar 22.08.2026 17:53

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Giriş