Gary Neville mendon se Arsenali do të kishte mundësi ta fitonte Ligën e Kampionëve nëse, përpara përfundimit të afatit kalimtar, do të siguronte transferimin e Julian Alvarezit.
Të lidhura
None found
Skuadra e Mikel Artetës e ka hapur sezonin e ri me rezultate bindëse. “Topçinjtë” mposhtën fillimisht Manchester Cityn në Community Shield, ndërsa më pas fituan 3-0 kundër Coventry Cityt, ekipit të sapo promovuar.
Legjenda e Manchester Unitedit është impresionuar nga grupi që ka krijuar Arteta. Sipas tij, ardhja e një sulmuesi të nivelit botëror si Alvarez do ta çonte skuadrën londineze në një shkallë më të lartë.
“Çfarë skuadre ka ndërtuar Mikel Arteta. Nëse ai do të shtonte edhe një sulmues, nëse do të arrinin disi ta merrnin Julian Alvarezin, kjo do ta ngrinte shumë skuadrën, pasi do të kishin një sulmues të klasit botëror përkrah gjithë atyre mbrojtësve dhe mesfushorëve të nivelit të lartë”, deklaroi Neville.
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit e çoi edhe më larg vlerësimin e tij, duke parashikuar se afrimi i argjentinasit mund t’i hapte Arsenalit rrugën drejt trofeut më prestigjioz evropian për klube.
“Ata nuk do të bëheshin vetëm kampionë të Premier Leagues, por do të hidhnin hapin tjetër dhe do ta fitonin Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.
Neville nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ditëve të mbetura të merkatos, duke theksuar se londinezëve u mungon një futbollist vendimtar në repartin ofensiv.
“Janë 10 ditë të mëdha. Arsenalit i duhet pak magji në sulm, dikush që mund ta fitojë një ndeshje për ty edhe kur nuk luan mirë”, përfundoi Neville.
