Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, konfirmoi se diplomati Krum Efremov do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut si ambasador në Bullgari.
Të lidhura
None found
Efremov është diplomat karriere dhe aktualisht drejton Drejtorinë për Diplomaci Ekonomike në kuadër të MPJ-së. Më herët, ai ka shërbyer edhe si ambasador i Maqedonisë në Ukrainë.
Sipas Mucunskit, po vijojnë përgatitjet për nisjen e Efremovit drejt Sofjes. Ndërkaq, ministri nuk pranoi të fliste për kandidatin për ambasador të ri në Athinë, duke sqaruar se procedura vazhdon të jetë e klasifikuar.
