Klekovski u kërkon banorëve të Gostivarit bashkëpunim në anketat epidemiologjike

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi se në Gostivar nuk do të shpallet gjendje epidemike pa u përcaktuar fillimisht shkaku i problemeve gastrointestinale të paraqitura te qytetarët.

Të lidhura

None found

Sipas tij, institucionet shëndetësore duhet të mbledhin më shumë informacione përmes anketave epidemiologjike, në mënyrë që të zbulojnë burimin e infeksionit.

Klekovski u bëri thirrje qytetarëve që t’u përgjigjen ekipeve epidemiologjike dhe të bashkëpunojnë me to, duke theksuar se të dhënat e pacientëve janë thelbësore për identifikimin e shkaktarit.

“Në hetimin epidemiologjik janë përfshirë më shumë institucione dhe po zhvillohen më shumë lloje analizash për të përjashtuar të gjitha mundësitë – nga metalet e rënda, parazitët, viruset e bakteret. Deri tani anketë epidemiologjike kanë plotësuar vetëm 19-të qytetarë, u apleoj qytetarëve të përgjigjen pozitivisht ndaj ftesave të shërbimeve epidemiologjike të Gostivarit dhe të bashkëpunojnë me ta. Na duhen shumë më tepër anketa epidemiologjike për të gjetur shkaktarin dhe për të lidhur burimet e mundshme të infeksionit”, tha Klekovski.

Ai shtoi se nuk mund të japë një vlerësim për situatën, pasi hetimi i rastit është në kompetencë të epidemiologëve.

“As unë dhe as drejtoresha e ndërmarrjes publike nuk mund të përcaktojmë shkaktarin. Për këtë janë epidemiologët. Ekziston Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik dhe duhet të pritet vlerësimi i tyre. Mund të them jozyrtarisht se gjasat që 1.000 persona të helmohen nga ushqimi janë shumë të vogla. Për më tepër, kjo situatë po zgjat tashmë katër ditë, prandaj, sipas logjikës sime, ushqimi mund të përjashtohet si burim i mundshëm”, tha Klekovski.


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio