Atentati në Sarandë ndaj Thimjo Rubatit, zbulohet buzë detit një motor që dyshohet se u përket autorëve

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen “Baba Rexhepi”, ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, Policia e Sarandës ka zbuluar një motor të braktisur.

Mjeti u gjet pranë detit, në një nga gjiret e zonës së njohur si “Kasollja”. Hetuesit dyshojnë se motori është përdorur nga autorët e sulmit të ndodhur mbrëmjen e së premtes. Meqenëse ai nuk kishte shenja dëmtimi apo djegieje, grupi hetimor mund të sigurojë materiale gjenetike që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Të lidhura

None found

Vendndodhja e motorit ka ngritur dyshime se personat e përfshirë mund të jenë larguar nëpërmjet detit me një mjet lundrues ose mund të jenë strehuar në banesat e zonës periferike.

Sipas dyshimeve, atentati ndaj Thimjo Rubatit ishte planifikuar. Organizatori mendohet se ka shfrytëzuar qëllimisht ngjarjen e një dite më parë, kur djali i 50-vjeçarit u përfshi në një konflikt me një oficer policie, për ta orientuar hetimin në një pistë tjetër.

Ka gjithashtu informacione se autorët kishin dijeni që policia, një natë më parë, kishte sekuestruar DVR-në e kamerave të zonës. Dyshohet se ata e përdorën këtë rrethanë për ta kryer atentatin në një hapësirë që nuk mbulohej nga kamerat.

Deri në këtë fazë, burimet bëjnë të ditur se hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: një konflikt pronësie dhe një përplasje personale për motive të tjera. Ndërkohë, mundësitë që ngjarja të lidhet me larje hesapesh apo hakmarrje konsiderohen të dobëta nga grupi hetimor, për shkak të indicieve minimale.


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio