Video/ Zjarret e mëdha në Kanada detyrojnë ushtrinë të evakuojë banorët, tymi shtrihet në SHBA

Autoritetet kanadeze kanë angazhuar ushtrinë në operacionet e evakuimit, ndërsa vendi po përballet me një situatë të vështirë të shkaktuar nga zjarret e mëdha pyjore në zonat më të ekspozuara.

Forcat e Armatosura të Kanadasë kanë nisur transportimin ajror të rreth 600 banorëve nga Fort Hope, një komunitet i izoluar në veriperëndim të Ontarios. Në këtë zonë, flakët vijojnë të zgjerohen me ritme të shpejta.

Të lidhura

None found

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 69 vatra të reja zjarri, sipas autoriteteve kanadeze. Kjo e ka çuar në 955 numrin e zjarreve aktive në rang vendi. Deri tani, mijëra banorë janë larguar nga rajonet e prekura dhe janë dërguar drejt qyteteve më të sigurta në jug të Ontarios.

Pasojat e zjarreve kanë kapërcyer edhe kufirin kanadez. Tymi i trashë është përhapur në disa shtete të SHBA-së, ku janë dhënë paralajmërime për rënien e cilësisë së ajrit. Qytetarëve, sidomos grupeve më të cenueshme, u është kërkuar të reduktojnë qëndrimin dhe aktivitetet në hapësira të jashtme.

Sipas ekspertëve të klimës, zjarret pyjore po shfaqen gjithnjë e më shpesh në Kanada, pasi temperaturat e larta dhe periudhat e thatësirës krijojnë terren të favorshëm për përhapjen e tyre. Autoritetet vazhdojnë ndërhyrjet për t’i vënë flakët nën kontroll, duke ndjekur nga afër ecurinë e situatës.


Shtuar 18.07.2026 17:36

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio