Të dhënat e publikuara nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI) tregojnë se gjatë periudhës korrik 2024 – qershor 2026, investimet e huaja direkte arritën në 1,381 miliardë euro. Kjo shifër është 86 për qind më e lartë se fluksi i regjistruar në periudhën e krahasuar, nga qershori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019.
Të lidhura
None found
Paralelisht, investimet e huaja direkte për banor u rritën nga 405 në 752 euro.
Sipas DZZHTI-së, këto rezultate dëshmojnë rritjen e interesit për investime dhe konfirmojnë potencialin e vendit si një destinacion tërheqës për investitorët.
“Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI), si institucion qeveritar, vazhdon të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e klimës së investimeve, tërheqjen e investimeve të reja cilësore dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Më shumë investime cilësore = Më shumë mundësi – Zhvillim më i madh ekonomik!”, theksojnë nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale.
