Një masë ajrore e ngrohtë që vjen nga jugu do të ndikojë në kushtet atmosferike gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në përfundim të javës së ardhshme, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, pritet mot me diell dhe temperatura shumë të larta, ndërsa në nivel lokal do të ketë vranësira të pakta deri mesatare.
Në të gjithë vendin, temperaturat ditore do të ngrihen mbi 32 gradë Celsius, kurse në zona të caktuara do të tejkalojnë 40 gradë.
I nxehti do të mbetet i pranishëm edhe gjatë natës.
