Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, por “infermierja e Instagram-it” ruan licencën profesionale pas dënimit

Levi Whalley, një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, mund ta mbajë licencën profesionale edhe pse u dënua për tentativën për të futur në Mbretërinë e Bashkuar 32 kilogramë kanabis, me një vlerë prej rreth 160 mijë paund.

Të lidhura

None found

32-vjeçarja nga Blackburn u ndalua në Aeroportin e Birminghamit në dhjetor 2023. Ajo udhëtonte me shoqen e saj, Sophie Bannister, kur autoritetet kufitare gjetën lëndën narkotike në bagazhet e tyre, sipas The Sun.

Brenda valixhes së Whalley-t u zbuluan 38 pako me kanabis, të cilat peshonin afërsisht 19 kilogramë. Dy vajzat deklaruan se po ktheheshin nga një vizitë tre-ditore në Nju Jork.

Whalley u shpall fajtore për kontrabandë droge në vitin 2025. Ajo mori një dënim me 16 muaj burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua për 18 muaj, çka bëri që të mos përfundonte në burg.

Megjithatë, tribunali i Këshillit të Infermierisë dhe Mamisë vendosi të mos e hiqte atë nga regjistri i infermierëve. Ndaj saj u caktua një pezullim 12-mujor, pasi heqja e licencës u vlerësua si “joproporcionale dhe tepër ndëshkuese”.

Në seancë, Whalley tregoi se në periudhën kur ndodhi ngjarja po përballej me vështirësi të mëdha në jetën private. Sipas saj, në fillim kishte menduar se nga SHBA-ja do të sillte disa ora dore, por më vonë kishte mësuar se valixhja përmbante drogë. Ajo pretendoi gjithashtu se ishte kërcënuar që ta vazhdonte udhëtimin.

Duke i përshkruar veprimet e veta si një “vendim shumë të gabuar”, infermierja shprehu pendesë. Ajo deklaroi se ndërkohë është bërë nënë, ka kryer 80 orë punë në komunitet dhe synon t’i rikthehet profesionit të infermieres.


Shtuar 30.07.2026 16:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş