Derivatet shtrenjtohen ndjeshëm në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin për rritjen mesatare me 5,88 % të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e datës 13.07.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe ajo EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me nga 3.00 den/litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) rritet me 6.00 den/litër.

Për Vajin Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) është përcaktuar një rritje prej 7,00 den/litër.

Ndërkaq, çmimi i Mazutit М-1 SU rritet me 3,209 den/kg, duke arritur në 45,373 den/kg.

Duke filluar nga ora 00:01 e datës 21.07.2026, do të zbatohen këto çmime maksimale për derivatet e naftës:

EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 90,00 denarë/litër.

EUROSUPER BS – 98 do të tregtohet me çmimin 92,00 denarë/litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,00 denarë/litër.

Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të kushtojë 93,00 denarë/litër.

Mazuti М-1 SU do të shitet me çmimin 45,373 denarë/kilogram./Telegrafi/


Shtuar 21.07.2026 11:39

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet