Nafta rritet me 14 denarë brenda 20 ditësh, shtrenjtimi vijon

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi dje tarifat e reja për derivatet e naftës, të cilat prej sot zbatohen në të gjitha pikat e karburanteve në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.

Të lidhura

None found

Në bazë të metodologjisë së përdorur për përllogaritjen e tyre, çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve janë rritur mesatarisht me 5,88 për qind.

Një litër benzinë EUROSUPER BS-95 tani tregtohet për 90 denarë, pas një rritjeje prej 3 denarësh. Me po aq është shtrenjtuar edhe EUROSUPER BS-98, çmimi i së cilës ka arritur në 92 denarë për litër.

EURODIZELI ka pësuar rritjen më të lartë, pasi çmimit të tij i janë shtuar 6 denarë. Nga sot, një litër naftë kushton 94 denarë.

Gjatë afro 20 ditëve të fundit, karburantet janë shtrenjtuar në mënyrë të vazhdueshme. Më 30 qershor, nafta shitej me 80 denarë për litër, ndërsa sot çmimi i saj është 94 denarë, që përbën një rritje prej 14 denarësh. Brenda së njëjtës periudhë, çmimi për një litër benzinë EUROSUPER BS-95 është rritur nga 84,50 në 90 denarë./INA/


Shtuar 21.07.2026 11:39

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet