Bytyqi paralajmëron: Gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut është kritike, arka e shtetit është bosh

Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, ka qenë i ftuar në emisionin PodGo të Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për ekonominë e vendit, partinë e tij dhe Qeverinë.

Të lidhura

None found

Ai e cilësoi gjendjen ekonomike të vendit si serioze, duke shtuar se mungesa e fondeve publike mund ta detyrojë Qeverinë të shpallë zgjedhje të parakohshme.

“Përballja me këtë realitet ekonomik do ta shtyjë ekzekutivin drejt kutive të votimit. Kjo lëvizje do të shërbente për të fituar kohë, sepse atyre u mungon një plan i qartë për përmirësimin e situatës. Arka e shtetit është bosh. Ne mbyllëm vitin me një rënie prej 8% të të hyrave, një dukuri e paprecedentë në historinë e shtetit tonë modern, dhe kjo u konfirmua edhe nga ribalancimi i buxhetit. Gjendja është alarmante dhe po reflektohet në sektorin e biznesit, i cili po vuan nga mungesa e likuiditetit. Në krizat e mëparshme, qytetarët nuk e ndjenin mungesën e parasë, por tani kriza është reale,” deklaroi Bytyqi.

Duke folur për LSDM-në, ai theksoi se partia po kalon një proces reformimi.

“Ajo çka po ndodh aktualisht, sipas tij, është pjesë e reformimit të LSDM-së që nisi dy vite më parë. Unë kam qenë gjithmonë kritik dhe i sinqertë gjatë kësaj faze, duke kërkuar hapjen e partisë për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat parime dhe ideologji. Unë nuk jam i përfshirë në ristrukturimin e partisë, unë jam deputet i saj. Sondazhet janë pjesë e këtij procesi reformues dhe ato tregojnë një rënie të interesit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje,” shtoi ai.

Në lidhje me incidentin e deputetëve shqiptarë të ndaluar në Shqipëri, Bytyqi e quajti një sinjal negativ nga të dy palët.

“Në atdhe shkojmë si fëmijët e tyre. Edhe kur nuk isha në politikë, nuk ndërhyja në politikën e tyre të brendshme. Ky është një sinjal i keq si nga ana e shtetit amë, ashtu edhe nga ata që mbajnë poste zyrtare. Ne kemi shumë punë për të bërë këtu,” tha ai.

Ndërsa për koalicionin VLEN, Bytyqi pati një këshillë të qartë për ta në raport me partnerin e tyre të qeverisjes, OBRM-PDUKM-në.

“Unë i këshilloj që në tryezën e bisedimeve me partnerët e tyre të jenë më të ashpër dhe t’i tregojnë qartë se kanë kaluar kufijtë. OBRM-PDUKM-ja erdhi në pushtet me një narrativë superioriteti, ku ata janë lart dhe të tjerët janë të nënshtruar. Qytetarët e këtij vendi u përkasin etnive të ndryshme, por meritojnë të trajtohen si të barabartë. OBRM-PDUKM-ja duhet ta kuptojë se duhet t’i trajtojë të gjithë shtetasit njësoj, përndryshe së shpejti do të përballet me probleme në qeverisjen e saj,” përfundoi Bytyqi./Telegrafi/


matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş