Veliaj ekzekuton vendimin gjyqësor, Dokushi riemërohet si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Tirana ka zbatuar zyrtarisht urdhrin e gjykatës për rikthimin e Alban Dokushit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka nënshkruar aktet ekzekutive, të cilat tashmë janë regjistruar në sistemin e bashkisë, duke vënë në jetë vendimin e formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit.

Arsyetimi i gjykatës thekson se si urdhri për shkarkimin e Dokushit nga shërbimi civil, ashtu edhe ai për ndërprerjen e pagesës, janë quajtur absolutisht të pavlefshëm. Sipas trupës gjykuese, këto dokumente janë trajtuar juridikisht sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.

Të lidhura

None found

Në vendim sqarohet se aktet në fjalë nuk kanë prodhuar asnjë pasojë ligjore dhe nuk mund të fitojnë fuqi ose të riparohen në mënyrë prapavepruese nga autoriteti që i nxori.

Me këtë përcaktim përfundimtar të pavlefshmërisë absolute, Dokushi rifiton të drejtën për t’u kthyer në detyrë pa asnjë ndërprerje efektive, pasi vendimi i gjykatës mohon çdo efekt juridik të akteve që nga çasti i nxjerrjes së tyre.

Me hedhjen e firmës nga ana e kryetarit Veliaj, procesi kalon tani në fazën e zbatimit praktik administrativ, duke i hapur rrugën riemërimit të plotë të Dokushit në funksionin e mëparshëm.


matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş