Numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të fëmijëve, në Maqedoninë e Veriut.
Kështu thuhet në informacionin e Entit Shtetëror të Statistikave.
Siç bëjnë të ditur nga Instituti, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe ka arritur në 4760 vdekje, nga të cilat 22 foshnja.
Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa.