Mickoski: I gatshëm për bisedime për heqjen e 20% nga Kushtetuta

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se është i gatshëm për të biseduar për heqjen nga Kushtetuta të 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, por vetëm nëse bisedojmë dhe për fshirjen e parimit të Badenterit por edhe për balancuesin.

Kjo përgjigje e tij vjen pas kërkesës së partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase.

Mickoski ka deklaruar se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të ndalen, të mos i nënçojmë dhe trajtojnë qytetarët shqiptarë si përqindje por si qytetarë të barabartë.

“Nëse mendoni për normën 20%, shumë herë kam thënë se jam I gatshëm të ulem për të biseduar me secilin. Por, kjo është ajo Marrëveshja për Maqedoninë, ku duhet të bisedojmë edhe për “Badenterin” dhe “Balancuesin” dhe në Maqedoni të kemi sistem korrekt ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë të shifrave ose kuotave, por për shkak se vlejnë”, deklaroi Hristijan Mickoski./ina