Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do ta fillojë nga qyteti i Gostivarit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp Kreshnik Bekteshi nga BDI.
“Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe ç’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftësia e Taravarit”, tha Bekteshi, duke shtuar se gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.
Ai tha se BDI fushatën do ta përfundojë në Gostivar Bashkimi Demokratik për Integrim iu bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në të zhvillojnë fushatë të qetë dhe demokratike. Në vazhdim fjalimi i Kreshnik Bekteshit nga BDI: Të nderuar qytetar, Të nderuar përfaqësues të mediave, Fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nisim ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse kemi dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe c’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve dhe nga pa-aftesia e Taravarit.