Pasi një gjykatës i procedurës paraprake nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Këshilli Penal i vendosi në arrest shtëpiak dhe tani Apeli e liroi edhe nga arresti i shtëpisë Bekim Nezirin.
Ata kanë vlerësuar se nuk ka rrezik që Bekim Neziri të ndikojë ndaj dëshmitarëve për rastin e dhunës në MNAV.
“Gjykata vlerëson se nuk ka prova, nuk janë evidentuar fakte dhe rrethana që tregojnë për rrezik real të arratisjes së të dyshuarve, frikë nga pengimi i procedurës penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët, apo për përsëritjen e veprës penale dhe e mori këtë vendim duke marrë parasysh rrethanat personale të të dyshuarve dhe sjelljen e tyre pas kryerjes së veprës penale për të cilën dyshohen”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Bekim Neziri dyshohet për rastin ku një grup personash hynë në MNAV dhe sulmuan të punësuarit shqiptarë në këtë institucion për shkak se iu bashkën sindikatës së punëtorëve.