Informacionet për aksidentin e autobusit të kompanisë transportuese “Besa Trans” që ka ndodhur në Republikën e Bullgarisë, si dhe informacionet për situatën dhe aktivitetet e ndërmarra lidhur me zbardhjen e rastit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë janë në rendin e ditës të seancës së sotme të Komisionit hetimor parlamentar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Informata për aksidentin e autobusit në Bullgari është marrë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me kërkesë të kryetarit të Komisionit të përhershëm anketues, ndërsa për spitalin modular të Tetovës, deputetët Halil Snopçe dhe Elmi Aziri.
Para anëtarëve të Komisionit të përhershëm anketues janë raportet vjetore të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për vitin 2021, si dhe të Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2021, ndërsa duhet të rishikohet edhe raporti për punën e Komisionit Ndërinstitucional për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2020.
Autobusi “Besa Trans” u përplas më 23 nëntor në orët e hershme të mëngjesit në autostradën Struma të Bullgarisë, ku humbën jetën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë dhe duke plagosur shtatë./alsat