Ahmeti: BDI, çelësi i të gjitha qeverive

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin e Klan Debat, mbrëmjen e djeshme, deklaroi se BDI është çelësi i gjitha qeverive.

”Në kohë kur ne kemi qenë në koalicion me VMRO-në të njëjtën gjë e bënte LSDM-ja. Për të arritur për të rrënuar dhe rrëzuar një qeveri ka qenë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kemi qenë çelësi i qeverisë. Tani të njëjtën metodë e përdor VMRO-DPMNE sepse po të hiqet BDI nga ky partneritet sigurisht që qeveria bie”, tha Ahmeti.

Ahmeti duke folur për rrethanat aktuale politike, menaxhimin e krizës globale, kontestin me Bullgarinë dhe integrimin e vendit në BE, u përqëndrua edhe për iniciativën e bllokimit të Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetjen që merr nga Lëvizja Besa.

“Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i VMRO për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojmë të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit”, ka thënë Ahmeti duke pyetur se cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotazhën ose bllokadën.

“A duan të përmirësojnë imazhin e partisë apo duan të jenë vrima e zezë në vend se di. Bojkoti nuk ka përkrahje nga asnjë vend me demokraci të përparuar, nuk e di cila është agjenda e tyre por të sabotosh ligjet që janë në dobi të vendit do të thotë se nuk do fitojnë ndonjë imazh të mirë para qytetarëve. Zani kohën e kemi pëpara dhe do shohim cila është agjenda sepse unë fola parimisht dhe e di se nuk kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE, ato janë kundër këtyre strategjivee sepse janë në dëm të zhvillimeve dhe proceseve”, ka theksuar Ahmeti.


Shtuar 10.05.2022 08:18