Kur vjen puna tek përfitimet shëndetësore, reputacioni i kafesë vërvitet në ekstreme.
Pirja e dy deri në pesë filxhanëve kafe në ditë mund të na mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabetit e disa llojeve të kancerit. Ama tek disa njerëz, e njëjta sasi ose edhe më shumë mund të shkaktojë ankth, nervozizëm dhe pagjumësi. Një studim i publikuar me 23 korrik të 2020-ës në Neë England Journal of Medicine, sugjeron se një qasje e moderuar ndaj kafesë është mënyra më e mirë për të korrur përfitime.
Bazuar në rishikimin e 95 studimeve, autorët e këtij raporti rekomandojnë kufizimin e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine, deri në 400 miligramë në ditë. Kjo sasi është e barazvlefshme me 4-5 filxhanë kafe në ditë. Ajo i ndihmon njerëzit të marrin përfitimet më të mira të kafesë.
Jini të vëmendshëm ndaj kafesë gjatë kësaj pandemie
Njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi e pagjumësia, duhet të tregohen shumë të vëmendshëm ndaj konsumit të kafesë. Ata duhet të jenë të vëmendshëm edhe ndaj mënyrës si ndihen pas pirjes së kafesë dhe ndikimit të saj në cilësinë e gjumit. Ky i fundit është thelbësor për mirëmbajtjen e stresit dhe të ankthit. Konsumi i tepruar i kafesë mund të kthehet shumë shpejt në një cikël vicioz energji-ankth-pagjumësi- tension i lartë gjaku. Sipas ekspertëve, një grua që peshon 80 kg nuk duhet të pijë më shumë se 250 mg kafeinë në një periudhë 24 orëshe.
Ushqimet që të mbushin me energji njësoj si kafeja:
Avantazhi që kanë këto produkte është jo vetëm se janë natyrale por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit.
Tërshëra
Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen. Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.
Nenexhiku
Barishtet si nenexhiku, rukola e të tjerë janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Vetëm aroma e kësaj barishteje ofron një energji të menjëhershme, largon lodhjen dhe rikthen vëmendjen.
Për më tepër, një studim pretendon se njerëzit që nuhasin erën e nenxhikut çdo dy orë humbasin mesatarisht 2.5 kg në muaj nga pesha.
Farat e susamit dhe chia
Këto fara janë plot me magnez i cili kthen sheqerin në energji. Fibra dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë një energji të vazhdueshme. Farat Chia gjithashtu janë ofruese të energjisë sepse përmbajnë fibër, proteinë dhe yndyrna të shëndetshme.
Fasulet, avokado, qiqrat
Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.
Hurmat e arabisë
Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.