Trupi juaj do t’ju falenderojë, mos konsumoni bukë për 30 ditë, do të befasoheni nga ndryshimi

Për ne shqiptarët buka është njëlloj si qershia mbi tortë, është ajo që i jep gjithçkaje. Në tryezë mund të kesh çdo gjë të mirë të mundshme, por sigurisht që asnjë pjatë nuk shijon njëlloj pa pak bukë, për të mos harruar këtu që mamatë dhe gjyshet tona e hanë bukën edhe me djathë, shalqi, rrush të bardhë apo edhe fiq…

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut në qoftë se vendosni të mos hani bukë për të paktën një muaj? Zbulojeni si më poshtë.

Do të bini nga pesha: buka është e pasur me karbohidrate të rafinuara, gjë e cila çon në akumulim të ujit në trup. Është vlerësuar që çdo gram karbohidratesh që hani grumbullojnë 3-4 gram ujë.

Përmirësoni sistemin tretës: Gluteni, karbohidratet e rafinuara dhe përbërësit e tjerë që gjenden në bukë ju bëjnë të ndiheni më të fryrë. Ato ngadalësojnë tretjen e ushqimit gjithashtu. Eleminimi i bukës për një muaj do të përmirësonte ndjeshëm punën e sistemit tretës dhe do të riaktivizionte metabolizmin tuaj.

Fibrat e gjendura me shumicë tek buka, jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

Do të keni luhatje të humorit: Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë. Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogësht dhe do të shfaqë probleme me pagjumësinë.

Ul rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit 2: Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, kështu që duke eleminuar bukën ulin  rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje


Shtuar 16.03.2022 13:29