TEST / Sa empatikë jeni?

Të jesh empatik do të thotë ta vësh veten në vend të tjetrit, të “nuhasësh” para se “të kuptosh” gjendjen e tyre shpirtërore, ndjenjat e tyre. Kjo aftësi është një antenë e çmuar në marrëdhëniet me të tjerët. Mundohuni të zbuloni sesa të aftë jeni të hyni në sintoni me ata që ju rrethojnë. A jeni një njeri empatik? Dini ta vendosni veten në vendin e tjetrit? Zbulojeni me këtë test.

Hyni në një dhomë me njerëz të heshtur…
a. Uleni dhe pyesni personin ngjitur që t’ju shpjegojë se çfarë po ndodh.

b. Tregoni një barsaletë për të lehtësuar situatën.

c. Uleni dhe mundoheni të ndjeni sesi është gjendja shpirtërore e të pranishmëve.

Një fëmijë të qan, sepse e ëma i ka dhënë një shuplakë…
a. Ndjeni një shtrëngim të zemër dhe trishtoheni shumë.

b. Pyesni veten si do të qetësohet i vogli.

c. Nuk i duroni dot të qarat e fëmijëve, ndaj kërkoni se mos keni ndonjë karamele në çantë.

Një familjar i juaji ka ditë që është i zymtë…
a. I thoni: “Ka diçka që nuk shkon? ”

b. Nuk shpjegoni se si asnjë njeri në ditët e sotme nuk është i kënaqur, duke qenë se ju jeni.

c. Mundoheni t’i transmetoni afërsinë dhe solidaritetin tuaj.

Në restorant, shoqja ju tregon për një zhgënjim dashurie…
a. Ju ikën uria. Dilni nga restoranti, pa ngrënë gjë.

b. I tregoni se edhe ju keni pasur të njëjtin problem dikur.

c. Kujtoni kur ju ka ndodhur e njëjta gjë dhe ndjeni se e kuptoni thellësisht gjendjen e saj shpirtërore.

Një çift miqsh po ju tregon me entuziazëm për një udhëtim që kanë bërë…
a. Dëgjoni me kuriozitet dhe me pak zili. Kur do të shkoni dhe ju në një udhëtim të tillë?

b. Dëgjoni me interes të madh, dhe pyesni veten se si do të ishit ju në vendin e tyre.

c. Tregoni dhe ju për një nga udhëtimet tuaja të paharruara.

Një mikeshë ju thotë se ka vështirësi të mëdha financiare…
a. Nuk thoni gjë, por i futni në xhep një zarf me lekë.

b. Ndiheni menjëherë shumë e përfshirë, njësoj sikur të ishte një problem i juaji. Qëndroni gjatë për të folur me të dhe së bashku gjeni zgjidhje të mundshme.

c. E dëgjoni teksa ju tregon gjithë situatën dhe në fund ofroheni t’i jepni lekë borxh.

Një kolege është ulur përballë jush këmbë përmbi këmbë, me krahët e kryqëzuar në kraharor dhe po ju mbush me komplimente për ngritjen në detyrë…
a. I thoni: “Faleminderit, por më duket se kjo gjë të vë në siklet. Ke dëshirë të më tregosh se si ndihesh në këtë periudhë?”

b. Zhyteni në komplimente dhe i thoni se e meritoni përparimin dhe se ju vjen mirë që ajo e ka kuptuar këtë gjë.

c. I thoni se është një rezultat që mund ta arrijë kushdo që punon me përkushtim.

Në një mbledhje për punë, personi që po kontrollon CV tuaj vazhdon të përgjigjet në telefon. Në fund, me zë të ulët ju thotë: “Keni referenca të mira. Do t’ju telefonojmë ne”.
a. Çoheni pa shpresë dhe largoheni duke e falënderuar.

b. Ndiheni e kënaqur dhe mendoni se puna do të jetë e juaja.

c. Çoheni e çorientuar, duke sharë në heshtje se ishte i paedukuar.

MË SHUMË A

JENI EMPATIKË

Keni doza të larta empatie. Dini të vendosni veten në vend të tjetrit. Nuk dëshironi “të gjykoni”. Dini të kuptoni gjendjen shpirtërore që atij që keni përballë, të bëheni njësh me ndjenjat e tij, të sintonizoheni me atë që ndjen personi tjetër. Për ju është e natyrshme të përfshini në komunikim shenjat joverbale, ato të shprehura nëpërmjet gjuhës së trupit: gjestet, shikimin, qëndrimin, mimikën e fytyrës. Aftësitë tuaja empatike janë kaq të zhvilluara, saqë nganjëherë bëheni njësh me to dhe shndërrohen në simpati, keqardhje, dhimbshuri.

MË SHUMË B

NUK JENI EMPATIKË

Aftësitë tuaja empatike janë të pakta. Mund ta perceptoni klimën e një situate, por nu kia dilni të përballoni ndjenjat shumë të forta. Keni frikë të përfshiheni, se mos “pushtoheni” nga ndjenjat e atyre që keni përballë. Për këtë arsye preferoni që të vendosni mes tyre barrierën e skemave tuaja mendore dhe intelektuale, të zakoneve dhe bindjeve tuaja. Keni më shumë familjaritet me “të kuptuarin” (që është një veprim intelektual), sesa me “gjithëpërfshirjen” (që është një veprim i shpirtit dhe zemrës). Në mënyrë që të kuptohen nga ju, të tjerët duhet t’i drejtohen kokës suaj. Sepse shpirti juaj është i shurdhët ndaj problematikave të tyre.

MË SHUMË C

EMPATIK AQ SA DUHET

Keni aftësi të mira empatike. Jeni të aftë të sintonizoheni me gjendjen shpirtërore të atyre që keni pranë, por pa e ekzagjeruar. Ndonjëherë nuk kuptoni, dhe ndonjëherë bëni sikur nuk kuptoni. Keni vendosur se të jeni empatikë është një gjë e mirë, por t’i jepni shpirtin tuaj të tjerëve, jo. Mundoheni të vlerësoni rast pas rasti nëse bashkëbiseduesi juaj e meriton një sforco empatie nga ana juaj, apo është duke kërkuar simpatinë tuaj me çdo kusht, dhembshurinë, mëshirën. Dhe në rast se është kështu, keni tendencën t’ia prisni shkurt. BURIMI/ PSIKOLOGJIA