Një studim i fundit tregon se jetëgjatësia e meshkujve mund të kërcënohet nga një ‘martesë e keqe’, kjo sipas studiuesve nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Tel Avivit.
Në studimin e tyre tregohet se një martesë jo e mirë konsumon jetën e meshkujve më tepër sesa pirja e duhanit dhe se jetesa jo e shëndetshme, ku në hutimet e tyre është provuar se burrat izraelitë që ishin të pakënaqur në martesat e tyre kishin 94% më shumë gjasa të kishin një goditje në tru gjatë periudhës pasuese prej tre dekadash dhe 21% më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku.
Në krahasim, rreziku përkatës i vdekjes nga pirja e duhanit arriti në 37% dhe nga një mënyrë jetese e ulur në 21%, thanë studiuesit.
Si shpjegohen gjetjet e shkencëtarëve?
Një shpjegim i mundshëm është se meshkujt që janë të pakënaqur në martesat e tyre mund të kenë më shumë gjasa të kenë probleme të tilla si depresioni, ankthi dhe stresi, faktorë që rrisin rrezikun e goditjes në tru. Përveç kësaj, siç shpjegojnë ekspertët, ata kanë më shumë gjasa të përpiqen të përballojnë situatën duke adoptuar zgjedhje jo të shëndetshme si përdorimi i alkoolit , pirja e duhanit dhe dieta e dobët. Studimi përfshiu 9000 burra të cilët u ndoqën për 32 vjet.
Gjetjet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që tregojnë se martesat “të këqija” mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e burrave dhe grave. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2019 i publikuar në Psychological Science tregoi se të jetuarit e lumtur me një bashkëshort mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak deri në 13% gjatë ndjekjes tetëvjeçare të pjesëmarrësve në studim.
Studiuesit theksojnë gjithashtu se të kesh një familje në përgjithësi lidhet me jetëgjatësinë e prindërve.