Sot “e hëna blu”, pse kjo është dita më e trishtuar e vitit

Sot është 16 janar dhe është e hëna blu, dita më e trishtuar e vitit.

Mendohet se dita e sotme është një nga ditët kur njerëzit mungojnë në punë, në shkolla nuk paraqiten, nga frika se për shkak të humirt të keq do të përballen me skena të padëshiruara.

Dita më depresive e vitit është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog. Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi përsenë e “ditës më të trishtuar të vitit”.

Sipas studimeve ajo ndodh në bazë të një formule që vjen pas dhjetorit të festave dhe ngjyrave, atmosferës së ngrohtë të dashurisë familjare e ndërsa ndikohet nga kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Ajo çfarë ne ju këshillojmë në bazë të studimeve të bëra është ta merrnit me qetësi ditën e sotme, të konsumoni ushqim të mirë dhe të shmangni njerëzit toksikë.

E hëna blu është “zbulimi” i një psikologu britanik, i cili ka marrë parasysh një sërë faktorësh dhe kushtesh për të arritur në përfundimin se sot, e hëna e tretë nga fillimi i vitit të ri, nuk është një tjetër por dita më dëshpëruese e vitit.
/albeu.com/