Sipas moshës dhe gjinisë, ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë

Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë.

Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit dhe aktivitetet me të cilat merren njerëzit.

Dihet se zemra fëmijëve u rrah më shpejt, ndërsa atletëve më ngadalë, krahasuar me mesataren e të rriturve. Për fëmijët që merren me sport, rrahjet normale të zemrës në pushim mund të jenë vetëm 40 deri në 50 rrahje në minutë.

Te fëmijët, disa ndryshime në shpejtësi janë normale, kështu që nuk duhet të keni frikë nëse zemra e fëmijës suaj rreh shumë shpejt ose shumë ngadalë.

Gjithsesi kontrolloni disa herë, pas një pushimi të shkurtër dhe, nëse numrat jonormalë përsëriten, konsultohuni me një mjek.

Te të rriturit e shëndetshëm, rrahjet normale të zemrës janë midis 60 dhe 80 rrahje në minutë, por mund të arrijnë deri në 100, që konsiderohet si kufiri i sipërm normal. Mbi 100 rrahje në minutë në pushim te një i rritur i shëndetshëm mund të jetë shkak për shqetësim.

Në varësi të moshës, rrahjet mesatare të zemrës në pushim janë:

Femrat

18-25 vjet = 74-78
26-35 vjet = 73-76
36-45 vjet = 74-78
46-55 vjet = 74-77
56-65 vjet = 74-76
65+ vjet = 73-76

Meshkujt

18-25 vjet = 70-73
26-35 vjet = 71-74
36-45 vjet = 72-75
46-55 vjet = 72-76
56-65 vjet = 72-76
65+ vjet = 70-73

Atletët kanë një rrahje zemre midis 40 dhe 60, si dhe gratë shtatzëna, rrahjet e zemrës së të cilave mesatarisht janë 60 deri në 70 në minutë, ndërsa pas aktivitetit fizik, të rriturit e shëndetshëm zakonisht matin rrahjet e zemrës midis 120 dhe 150 rrahje në minutë.

Në varësi të grupmoshës, rrahjet mesatare të zemrës tek njerëzit aktivë gjatë ushtrimeve me intensitet 50-80% janë:

Femrat

18-25 vjet = 100-170
26-35 vjet = 94-160
36-45 vjet = 90-153
46-55 vjet = 85-145
56-65 vjet = 83-140
65+ vjet = 78-132

Meshkujt

18-25 vjet = 95-162
26-35 vjet = 93-157
36-45 vjet = 88-149
46-55 vjet = 84-142
56-65 vjet = 80-136
65+ vjet = 75-128

Megjithëse ka një gamë të gjerë vlerash normale, të cilat ndryshojnë nga personi në person, një ritëm jashtëzakonisht i lartë ose i ulët i zemrës mund të tregojë një problem themelor. Problemi lind nëse rrahjet e zemrës suaj në pushim kalojnë vazhdimisht 100 rrahje në minutë dhe kjo gjendje quhet takikardi ose nëse nuk jeni një atlet i stërvitur dhe keni më pak se 60 rrahje në minutë në pushim, që quhet bradikardi.

Nëse ju përgjigjen këto të dhëna, veçanërisht nëse keni shenja apo simptoma të tjera si: të fikët, marramendje ose gulçim, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek. 


Shtuar 28.02.2022 11:13