Si t’i mbroni smartphone në plazh, këshilla praktike

Në ditët e gjata në plazh janë të shumta rreziqet që u kanosen pajisjeve dixhitale!

Kujdes me temperaturën

Silicit nuk i pëlqejnë temperaturat ekstreme: as shumë të ftohta dhe as shumë të nxehta. Për këtë arsye duhet të shmangni ekspozimin e smartphone (si dhe çdo pajisje tjetër dixhitale) ndaj rrezeve direkte të diellit, veçanërisht në orët më të nxehta, apo kur e vini në rikarikim, edhe nëse nuk e përdorni. Rreziku është që, mbinxehja mund të dëmtojë rëndë baterinë dhe pjesë të tjera të brendshme. Gjatë pushimeve, këshillohet që ta lini gjithnjë celularin nën hijen e çadrës, apo brenda në çantë. Dhe në çdo rast, të mos e përdorni asnjëherë kur e ndieni të nxehtë në prekje.

Uji, më mirë mos rrezikoni

Duhet të tregoni vëmendje të madhe kur kaloni bregun, ndoshta për të bërë fotografi. Sigurisht, një pjesë e madhe e gjeneratës së fundit të smartphone-ve janë “water resistant”, por më mirë shmangeni vënien në provë të smartphone. E njëjta gjë vlen edhe kur i keni duart e lagura. Për të zvogëluar rrezikun, është e dobishme të blini një mbrojtëse transparente, e papërshkueshme nga uji dhe me mbyllje të dyfishtë hermetike.

Si alternativë mund të blini online edhe disa “cover waterproof”. Në të dyja rastet, sidoqoftë, këto mbrojtje janë relativisht të pasigurta. Mjafton një vrimë apo çarje dhe telefoni të bjerë në kontakt me ujin. Në përgjithësi, ata që dëshirojnë të bëjnë fotografi ose të regjistrojnë video nën ujë do të bënin mirë të pajiseshin me mjete të krijuara posaçërisht për këtë lloj përdorimi, së pari “action cameras”.

Si të mbroheni nga rëra

Një tjetër grackë që duhet t’i kushtoni vëmendje është rëra. Përveçse mund të gërvishtin ekranin dhe trupin e smartphone, kokrrizat e rërës mund të futen në pjesët e brendshme të telefonit dhe kjo mund të rezultojë shumë e ndërlikuar për t’i hequr.

Për ta parandaluar këtë, mbajeni telefonin në xhepa, çantë apo kuletë, duke e mbrojtur edhe me një mbrojtëse hermetike transparente. Për ta pastruar smartphone nga kokrrizat e rërës, përdorni penela apo furçe me fije të buta. Nëse nuk mund të bëni dot gjë, ju këshillojmë të drejtoheni në dyqane të autorizuara për riparimin.


Shtuar 26.07.2021 22:12