Gjatë pushimeve, shumë përdorin pishinat si një opsion më i pastër dhe relaksues në krahasim me detin. Ndaj jo pak kostume banje dëmtohen dhe mbajnë njolla prej klorit që siguron pastërtinë e ujit. Po si mund të sigurosh që materiali i veshjeve të plazhit të jetë në rregull edhe pas ekspozimit në klor.
Ki parasysh që para se të hysh në ujë dhe pasi të dalësh të lagu me ujë të pastër.
Laje me ujë kostumin pas çdo larje dhe përherë me dorë.
Mund edhe të aplikoni uthull molle duke e zhytur në një legen të mbushur me të. Pas disa minutash mund ta hiqni.