Mbani një gotë me ujë pranë shtratit? Mjekët shpjegojnë pse ky është një gabim i madh

A mbani gjithmonë një gotë ujë pranë shtratit tuaj? Kjo është një mënyrë për t’i kujtuar vetes që të pini ujë dhe të qëndroni të hidratuar kur lexoni, shikoni TV ose flini. Por mjekët paralajmërojnë se kjo nuk është një ide e mirë. Grimca të ndryshme, pluhur, por edhe një mizë apo një mushkonjë mund të bjerë në të.

Prandaj, është gjithmonë më mirë që thjesht të hidhni ujë të freskët në një gotë në mëngjes ose në mbrëmje dhe ta pini atë. Uji gjithashtu mund të ndryshojë shijen e tij gjatë natës. Nëse pini ujë të pijshëm nga rubineti, ka shumë të ngjarë që ai të përmbajë dezinfektues si klori.

Klori do të avullojë gjatë natës dhe uji do të ndryshojë shijen e tij. Në të njëjtën kohë, vlera e pH e ujit ndryshon. Kur lini një gotë me ujë në një tavolinë kafeje ose pranë shtratit, një sasi e vogël e dioksidit të karbonit absorbohet, duke bërë që pH e ujit të bjerë pak sa për të ndryshuar shijen e saj.


Shtuar 30.09.2022 23:55