Shtëpia juaj ka aromë cigareje? Si ta largoni me vetëm një përbërës

Soda e bukës është ‘shpëtimtare’ në shumë gjëra, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë madje zgjidh edhe erën e bishtave të cigareve në tavëll.

Si të hiqni erën e cigares në shtëpi me sodë buke

Kështu mund ta neutralizoni me një lëvizje të thjeshtë. Me dy përbërës shumë të thjeshtë, të pranishëm në të gjitha kuzhinat, do ta zgjidhni problemin tuaj dhe nuk do të dukeni më si mikpritësi i çuditshëm që përpiqet të larguar me mirësjellje cigaren dhe erën e saj duke ndërruar tavëllin çdo gjysmë ore. As nuk do të keni nevojë të spërkatni të gjithë shtëpinë me freskues ajri pasi të ftuarit të jenë larguar!

Vendosni llum kafeje të tharë ose pak sodë buke në tavëll. Të dyja këto materiale bllokojnë aromat në kokrrat e tyre dhe i pengojnë ato të përhapen në dhomë.